Izraeli po përgatitet të ndahet në gjysmë nga java e ardhshme, me qeverinë që krijon një shtresë të re të privilegjuar në shoqëri: të vaksinuarit.

Pothuajse 50% e popullsisë që ka zgjedhur të vaksinohet kundër Covid do të pajiset me një “kartë të gjelbër” një javë pas marrjes së dozës së dytë, duke qenë se mendohet se kanë imunitet ndaj infektimit me Covid.

Nga e diela, kjo kartë e gjelbër do të mundësojë për të vaksinuarit hyrjen në palestra, hotele, pishina, koncerte dhe vendet e besimit. Restorantet dhe baret do të përfshihen në skemë nga fillimi i marsit.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të popullsisë, përfshirë dhe fëmijët nën 16 vjeç që nuk mund të vaksinohen, shumë prej kufizimeve do të mbeten në fuqi, ndërsa kusht për disa prej tyre mund të jetë dhe paraqitja e një testi negatic të Covid.

“Kështu do të duket faza e parë në kthimin në jetën tuaj pothuajse normale”, tha ministri i shëndetësisë, Yuli Edelstein, këtë javë. Leja për të vaksinuarit po lëshohet në një aplikacion celular që bizneset duhet ta skanojnë gjatë hyrjes, dhe shumë izraelitë janë të entuziasmuar nga kjo.

Privilegjet e vaksinimit janë konsideruar në shumë vende, por ideja shpesh ka nxitur një reagim nga aktivistët e privatësisë dhe grupet e të drejtave.

Këshilli i etikës i Gjermanisë, një organ i pavarur që këshillon qeverinë atje, ka rekomanduar që të mos u jepen kushte të veçanta të vaksninuarve, të cilët thanë se kjo mund të inkurajojë një “mentalitet bërryli” që mund të çojë në trazira.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re