Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk po shqyrtojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Zyra e Shtypit e kryeministrisë izraelite njoftoi se Netanyahu foli për miratimin e projektligjit në parlamentin izraelit për rihapjen e katër vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, vendbanime të evakuukuara në vitin 2005.

Duke pretenduar se pjesa veriore e Bregut Perëndimor të pushtuar është “pjesë e atdheut historik të hebrenjve”, Netanyahu tha se me ligjin që kaloi në kuvend “është shfuqizuar një rregullore diskriminuese dhe poshtëruese që ndalon hebrenjtë të jetojnë në veri të Bregut Perëndimor”.

“Megjithatë, si qeveri, ne nuk kemi ndërmend të ndërtojmë vendbanime të reja në këto zona”, tha Netanyahu.

Ligji, i miratuar nga parlamenti izraelit më 21 mars, synon të sigurojë që rreth 10 mijë kolonë hebrenj të kthehen në vendbanimet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar nga i cili u larguan në vitin 2005.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re