Ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan njoftoi
planet për të “përkeqësuar” kushtet për të burgosurit palestinezë në
burgjet izraelite, duke përfshirë reduktimin e furnizimit me ujë dhe numrin e
vizitave familjare.

Masat e planifikuara, që pritet të hyjnë në fuqi javën e
ardhshme, pas miratimit nga qeveria izraelite, u kritikuan ashpër nga
udhëheqësit palestinezë dhe aktivistët që i përshkruan ato si një shkelje edhe
më të mëdha të të drejtave të njeriut.

Duke folur me gazetarët të mërkurën, Erdan tha se gjithashtu
është në plan kufizimi i shikimit të televizionit në burg, si dhe bllokimi i
fondeve nga Autoriteti Palestinez.

Këshilli për të burgosurit palestinezë hodhi poshtë planin e
Erdan dhe tha se ishte një përpjekje për t’i bërë që të ndjejnë dënimin si “të
padurueshëm”.

Sipas të dhënave, numri i të burgosurve palestinezë është
rritur në 5,500 dhe përfshin 230 fëmijë dhe 54 gra.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 1,800
prej tyre kanë nevojë për ndihmë mjekësore, me rreth 700 të sëmurë nga sëmundje
serioze ose kronike.

Shumë palestinezë pohojnë dhe se janë torturuar në burgje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re