Autoritetet izraelite rrënuan 3 shtëpi palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar me pretekstin se nuk kishin leje ndërtimi.
Organizata joqeveritare palestineze “Qendra e Informacionit Wadi Hilwa” në një deklaratë tha se 3 shtëpi palestineze u rrënuan me makineri të rënda në qytetet Silvan dhe Tur në qendër të qytetit dhe Jabal al-Mukabbiru.
Më poshtë thuhet se shtëpitë palestineze u rrënuan nën mbikëqyrjen e forcave izraelite.
Majdi Hillisi, të cilit iu shkatërrua shtëpia në Silvan tha se autoritetet izraelite refuzuan t’i jepnin leje ndërtimi, pavarësisht se ai e kishte paraqitur kërkesën disa herë.
Në shtëpitë e rrënuara jetonin dhjetëra palestinezë, duke përfshirë fëmijë.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, palestinezët kanë vështirësi të mëdha për marrjen e lejeve të ndërtimit në Kuds, pasi kostoja totale e gjithë procedurës arrin në dhjetëra mijëra dollarë.
Sipas Qendrës zyrtare të informacionit palestinez, numri i shtëpive të rrënuara në Kuds që nga pushtimi izraelit në vitin 1967 është më shumë se 1.900.
