Forcat izraelite rrënuan dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar të mërkurën, sipas një zyrtari lokal.

Hasan Melihat, kreu i Organizatës Al-Baydar për Mbrojtjen e të Drejtave të Beduinëve, tha se forcat izraelite bastisën komunitetin beduin Ein Samia, në lindje të qytetit Ramallah dhe rrënuan dy shtëpi baraka, me pretendimin e mungesës së lejeve të ndërtimit.

“Dy familje me 17 individë mbetën të pastrehë pas rrënimeve”, shtoi ai.

Komuniteti Ein Samia, në zonën C të Bregut Perëndimor të pushtuar, është vendbanimi i afro 300 palestinezëve që jetojnë në tenda dhe shtëpi kasolle, ku që të gjitha janë nën kërcënim të rrënimit nga ushtria izraelite.

Izraeli vazhdimisht përdor pretekstin e mungesës së lejeve të ndërtimit për rrënimin e shtëpive palestineze, veçanërisht në zonën C në Bregun Perëndimor të pushtuar, e cila përbën rreth 60 për qind të hapësirës së saj.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, u nda në tre zona, Zona A, B dhe C.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re