Ushtria izraelite shkarkoi nga detyra dy oficerë nga njësiti që u tërhoq nga rajoni gjatë konfliktit në veri të Rripit të Gazës.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi se njësiti me dy oficerë izraelitë, të cilët ranë në pritë gjatë operacionit tokësor në veri të Rripit të Gazës, u tërhoq nga rajoni pasi nuk pati mbështetje.

Më tej thuhet se pas tërheqjes, ushtria izraelite vendosi të shkarkojë komandantin e njësisë tokësore dhe zëvendësin e tij.

Po ashtu është vërejtur se pas shkarkimit të oficerëve të paidentifikuar, gjysma e ushtarëve nuk u kthyen në repart.

Sipas lajmit raportohet se njësia kishte pësuar incidente të rënda muajin e kaluar, duke përfshirë plagosjen e një oficeri dhe vdekjen e një tjetri, ndërsa bashkangjitur ishte edhe deklarata e ushtrisë izraelite.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se boshllëqet në njësi i kanë plotësuar me ushtarë të njësive të tjera në terren.

U konstatua se kishte një krizë besimi dhe se kjo krizë është zgjidhur në mënyrë adekuate.

Lajmi nuk specifikon datën e ngjarjes për të cilën bëhet fjalë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re