Autoritetet izraelite shkatërruan përsëri fshatin beduin palestinez në rajonin jugor Negev.
“Autoritetet izraelite shkatërruan fshatin Al-Arakib për herë të 184”, deklaroi Aziz Aziz al-Touri, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Al-Arakib për AA.
Al-Touri tha se shkatërrimi ishte i nënti që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Fshati u shkatërrua për herë të fundit më 17 shkurt.
Shtëpitë në Al-Arakib, të cilat janë të banuara nga 22 familje palestineze, janë ndërtuar prej druri, plastike dhe llamarine.
Al-Touri konfirmoi se fshatarët synuan rindërtimin e shtëpive të tyre të shkatërruara dhe strukturat e tjera.
Fshati u shkatërrua për herë të parë në vitin 2010 dhe shumë herë pasi u rindërtua që nga ajo kohë. Autoritetet izraelite pretendojnë se lokacioni ku ndodhet fshati bie nën “tokë shtetërore”.
Organizata izraelite Zochrot në raportin e saj të fundit tha se fshati Al-Arakib u ndërtua për herë të parë gjatë periudhës Osmane dhe tokat e saj u blenë nga banorët.
Sipas Zochrot, autoritetet izraelite kërkojnë të marrin kontrollin e tokave dhe të dëbojnë banorët e saj ndërsa dhjetëra fshatra dhe komunitete beduine përballen me të njëjtin kërcënim në rajonin Negev.
