Të paktën 30 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Ndërkaq, ushtria izraelite tha se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe zyra për media e qeverisë së udhëhequr nga Hamasi bënë publik numrin e viktimave të sulmit në shkollën në Deir al-Balah, që është një prej zonave më të populluara me palestinezët që janë të zhvendosur. Autoritetet shëndetësore thanë po ashtu se më shumë se 100 persona të tjerë janë plagosur.
Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një “qendër komanduese të Hamasit dhe një qendre kontrolli brenda ndërtesës së shkollës Hadixha në Gazën qendrore”.
Më herët gjatë së shtunës, autoritetet palestineze në Gazë raportuan për të paktën 12 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në qytetin jugor të Han Junisit.