Pas gati një viti qetësi përgjatë kufirit, rikthehen përplasjet e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës. Avionët izraelitë goditën Gazan mbrëmjen e të premtes, ndërsa palestinezët u kundërpërgjigjën me raketa.

 

 

Ushtria izraelite tha se e nisi operacionin ushtarak me shënjestër Xhihadin Islamik dhe vrau një nga komandantët e lartë të grupit në një sulm ajror të papritur, me raketa që ra mbi një ndërtesë të lartë në Gaza.

 

 

Por nga sulmet e deritanishme izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë, janë vrarë të paktën 11 palestinezë, duke përfshirë katër militantë të Xhihadit Islamik dhe një fëmijë, si edhe janë plagosur të paktën 80 persona.

 

 

Në kundërpërgjigje, militantët palestinezë kanë hedhur mbi 160 raketa drejt Izraelit, disa prej të cilave ranë në afërsi të një qendre tregtare në Tel Aviv. Nga sulmi, disa njerëz mbetën të plagosur.

 

 

Ushtria e Izraelit pretendon se arriti të ndalojë një sulm të ri mëngjesin e kësaj të shtune.

 

 

Egjipti, Kombet e Bashkuara dhe Katari po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund dhunës, por nuk ka ende përparim.

 

 

Ndërkohë, sinjalet që vijnë nga Xhihadi Islamik, sipas mediave ndërkombëtare, nuk janë për armëpushim të menjëhershëm, por për rezistencë.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re