Skip to content

Izraeli synon ta dyfishojë numrin e vendbanimeve kolone hebreje në Lartësirat e Golanit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka thënë se synojnë të dyfishojnë numrin e vendbanimeve kolone hebreje në territorin e pushtuar sirian të Lartësirave të Golanit.

Sipas Transmetuesit Publik të Izraelit (KAN), takimi javor i kabinetit qeveritar u kryesua nga Bennett në vendbanimin Mevo Hama në territorin e okupuar sirian të Lartësirave të Golanit.

“Për vite me radhë, ka një stagnim në vendbanimet në Lartësirat e Golanit. Ne kemi një deficit këtu dhe duhet ta mbyllim atë. Qëllimi ynë është të dyfishojmë numrin e vendbanimeve hebreje në Lartësirat e Golanit. Është vërtet mbresëlënëse që ministrat e partive të djathta dhe të majta janë ulur këtu krah për krah. Forcimi i Lartësirave të Golanit është një parim që na bashkon”, ka deklaruar Bennet në takim.

Bennett ka thënë se ish-presidenti amerikan Donald Trump njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit dhe se administrata e presidentit aktual Joe Biden ka pranuar se nuk ka pasur ndryshim në këtë politikë.

Qeveria izraelite pritet të miratojë planin e zhvillimit të Lartësirave të Golanit, i cili do të kushtojë 1 miliard shekelë (317 milionë dollarë). Plani synon ta bëjë Golanin kryeqendër të teknologjive të energjisë së rinovueshme në Izrael.

Izraeli e mban të pushtuar këtë territor sirian që nga viti 1967.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë