Duke u gdhirë kjo e dielë, Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin.

Trump, riardhur në pushtet me tezën e paqebërësit, njoftoi se avionët amerikanë bombarduan objektet bërthamore iraniane në Isfahan, Fordow dhe Natanz, duke u bërë kështu njësh me sionizmin e fëlliqur kriminal.

Në një reagim rë parë, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, e quajti sulmin e SHBA-së “një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.

Ai konfirmoi detajet e sulmit, i cili kishte në shënjestër objektet bërthamore Fordow, Natanz dhe Isfahan në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë po e minimizojnë ndikimin e sulmeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit, veçanërisht në vendndodhjen Fordoë thellë në male, në kontrast të plotë me pretendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se sulmi i “shkatërroi” ato.

Manan Raeisi, një ligjvënëse iraniane që përfaqëson Qom – një qytet pranë objektit bërthamor Fordoë – pretendoi të dielën në mëngjes se sulmi ishte “mjaft sipërfaqësor” dhe nuk e dëmtoi seriozisht objektin.

“Bazuar në informacione të sakta, mund të them se, në kundërshtim me pretendimet e presidentit gënjeshtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, objekti bërthamor Fordoë nuk u dëmtua seriozisht. Shumica e zonave të prekura ishin mbi tokë dhe mund të restaurohen plotësisht”, tha Raeisi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.

Ministri i Jashtëm i Iranit ka dënuar sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke paralajmëruar se ato do të kenë “pasoja të përhershme”.

“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të pashembullta dhe do të kenë pasoja afatgjata”, tha Abbas Araghchi në një postim në X, duke shtuar se Irani “rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij”.

Trump nga ana e tij pretendoi suksesin e sulmit dhe tha se tani është koha për paqe.

“Ky është një moment historik për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe të gjithë botën. Irani tani duhet të bjerë dakord t’i japë fund kësaj lufte”, tha Trump.

“Aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore iraniane. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh në objektin kryesor, Fordoë. Të gjithë aeroplanët janë të sigurt në rrugën e tyre për në shtëpi. Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka asnjë ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi presidenti amerikan.

Gjashtë bomba që shkatërronin bunkerë u hodhën në Fordoë, ndërsa 30 raketa Tomahawk u qëlluan në objekte të tjera, tha presidenti amerikan për Fox News.

Pas disa ditësh diskutimesh, vendimi i Trump për t’u bashkuar me fushatën ushtarake të Izraelit kundër Iranit po përshkallëzon konfliktin në Lindjen e Mesme.

Kështu, SHBA përsërit atë që bëri me Irakun e Sadam Husenit vite më parë, duke e sulmuar nën pretendimin e posedimit të armëve kimike, gjë që nuk rezultoi të ishte e vërtetë. Pasojat ndërkohë ishin katastrofike edhe në jetë njerëzore. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko