Izraeli: Vramë Hassan Nasrallah!

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror në rajonin Dahieh të Bejrutit jugor.

“Në një sulm në rajonin Dahieh, i cili është një bastion i Hezbollahut në jug të Bejrutit, të premten në mbrëmje, ne vramë një nga themeluesit e Hezbollahut dhe sekretarin aktual të përgjithshëm Nasrallah, si dhe komandantin e grupit për në jug, Ali Keraki dhe liderët e tjerë të tyre”, thuhet në deklaratë.

Por Hezbollahu nuk ka komentuar ende pretendimet se Nasrallah u vra në sulmin në Dahieh.

Hassan Nasrallah njihet si një udhëheqës politik që shërbeu si Sekretari i tretë i Përgjithshëm i Hezbollahut, duke pasuar Abbas al-Musawi-n i cili u vra nga forcat izraelite në shkurt 1992.

Ai lindi si i nënti nga dhjetë fëmijët në një familje shiite në Bourj Hammoud, rrethi Matn, një periferi lindore e Bejrutit, më 31 gusht 1960.