Një burim libanez i sigurisë i tha Reuters se një komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Reza Zahedi, u vra në një sulm izraelit në Damask. Përveç gjeneralit Zahedi, nga ky sulm izraelit u vra edhe gjenerali Rahimi, zëvendësi i Zahedit dhe kolonel Hossein Amirullah, shefi i zyrës së Zahedit.

Ndërtesa e konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë është goditur dhe është kthyer në rrënoja. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se sulmi goditi “ndërtesën e aneksit të ambasadës iraniane… në Damask, duke vrarë gjashtë persona”.

Një korrespondent i agjencisë franceze të lajmeve AFP, i cili ishte në vendngjarje, tha gjithashtu se sulmi rrafshoi një ndërtesë pranë ambasadës në një lagje të pasur të Damaskut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re