Autoritetet palestineze njoftuan të hënën se kanë nënshkruar katër kontrata për furnizimin me vaksina anti-COVID, duke zgjedhur Sputnik V të Rusisë, i cili do t’u dorëzohet atyre në dy muaj, në një sasi të mjaftueshme për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë.

“Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontrata me katër kompani për të blerë vaksinat që do të arrijnë në dy muajt e ardhshëm,” tha kryeministri palestinez Mohammed Shatayyeh në një seancë qeveritare të hënën.

Vaksina së pari do t’u jepet punonjësve shëndetësorë, të sëmurëve dhe të moshuarve, tha ai, duke shtuar se do të vaksinojë 70 përqind të popullsisë së Bregut Perëndimor (2.8 milion njerëz) dhe Gaza (dy milion).

Katër kontrata të nënshkruara

Katër kontrata me një vlerë totale prej 17 milion euro janë nënshkruar me Pfizer-BioNTech, AstraZenec / Oxford me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson & Johnson me bazë në SHBA dhe me Institutin Kërkimeve Gamaleya të Rusisë, tha ninistri i Shëndetësisë Yasser Bouzia për AFP, pa thënë sa doza ishin blerë.

Organizata Çlirimtare Palestineze (PLO) i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare “të kërkojë nga Izraeli, si fuqi okupuese, të respektojë detyrimet e tij ndërkombëtare dhe të vërë në dispozicion vaksinën për palestinezët”.

PLO gjithashtu i bëri thirrje shtetit hebre të vaksinojë palestinezët në burgjet izraelite që janë “jashtëzakonisht të rrezikuara” nga pandemia.

Sipas Klubit të Burgosurve Palestinez, 190 të burgosur palestinezë janë infektuar që nga prilli.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re