Pas zhdukjes nga fushata elektorale, Lulzim Basha dhe izraelitët që e këshillojnë atë, e kanë izoluar Sali Berishën edhe në daljet e tij mediatike.

Raportohet se javën e ardhshme, ai ishte ftuar në emisionin “Opinion”.

Por, sipas analistëve të këtij emisioni, pjesmarrja e Berishës është anuluar, pas ndërhyrjes së izraelitëve dhe Bashës.

Kjo, për shkak se ata konsiderojnë që Berisha iu prish punë në elektorat me daljet e tij publike dhe për këtë arsye duhet mbajtur “fshehur” deri më 25 prill.

Për këtë arsye, Sali Berisha bën ndonjë lidhje nga shtëpia vetëm në televizionin e familjes së tij dhe tek Sonila Meço, ku nuk prish punë, pasi audienca e tyre është kryesisht militanteske.

Natyrisht, ka edhe Facebook-un e vet, ku poston marrëzitë e tij.

Por, qëllimi i Bashës dhe izraelitëve që e këshillojnë është i qartë: Të mos dalë asnjë dië në fushatë dhe të shmangë shfaqjen në TV, sidomos në emisionet kryesore, që kanë shikueshmëri të lartë.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re