Gjykata ushtarake izraelite liroi vajzën simbol Ahed Tamimin, tetë muaj pasi e arrestoi për sulm ndaj një ushtar izraelit.

Bashkë me 17-vjeçaren u lirua dhe nëna e saj Nariman.

Ushtarët izraelitë kapën Ahed Tamimin më 19 dhjetor 2017, kur ata hynë në një shtëpi familjare në Ramallah. Nëna e saj, Nareman, erdhi në paraburgim në Ramallah të nesërmen për të marrë informacion për vajzën e saj dhe pastaj u mbajt dhe ajo.

Në vitin 2012, Ahed u nderua me çmimin “Courage” të Hanzal në Stamboll për kundërshtim fëminor e trimëror bashkë, ndaj ushtarët izraelitë, teksa këta të fundi keqtrajtonin vëllanë e saj.

Rasti i saj ka tërhequr shumë vëmendje ndërkombëtare, dhe Amnesty International e ka krahasuar Al-Tamimin me Rosa Parks, aktivisten afrikano-amerikane të të drejtat e njeriut dhe një rrobaqepëse, e shpallur  nga Kongresi amerikan “nënëa e lëvizjes moderne të të drejtave të njeriut.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re