Ushtria izraelite ka ndaluar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se mbrëmë në operacionet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë ndaluar 16 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.
Forcat izraelite të cilat shpesh kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilat ndodhen nën pushtim, ndalojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë nga të cilët 300 janë fëmijë. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re