Përmes një postimi në Facebook, aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka publikuar listën e fluturimeve të konfirmuara për ditën e nesërme.

Aeroporti i bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë me kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.

Gjithashtu aeroporti bën me dije se maskat janë të detyrueshme. “Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU,” shkruhet në njoftim.

Fluturimet e konfirmuara 25.06.2020:⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀⠀

Air Albania (ZB 2001) Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air (W6 2882) Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air (W6 3845) Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air (W6 3841) Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air (W9 4466) Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim
Wizz Air (W6 3853) Tiranë – Piza dhe kthim
Air Albania ( ZB 2003) Tiranë – Milano dhe kthim
Albaëings (2B 273) Tiranë – Perugia dhe kthim
Air Serbia (JU213) Tiranë – Beograd dhe kthim
Air Albania (ZB 2005) Tiranë – Bolonja dhe kthim
Albaëings (2B 231) Tiranë – Pisa dhe kthim
Albaëings (2B 231) Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport⠀

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re