Eksperti Valter Longo ofroi këshilla për përgatitjen e një mëngjesi të shëndetshëm me përfitime kundër plakjes.

Ai rekomandon përfshirjen e shumë grupeve ushqimore dhe krijimtarinë me përbërësit.

Valter Longo është një profesor në Gerontologji dhe drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë USC, i cili zhvilloi “Dietën e Jetëgjatësisë”. Dieta është e pasur me bishtajore, drithëra, arra dhe fara, dhe relativisht e ulët në proteina. Parimet e dietës bazohen mbi studimet e vetë Longo-s mbi popullatat në mbarë botën që jetojnë veçanërisht gjatë.

Ai përfshin gjithashtu periudha agjërimi dhe inkurajon sa më shumë ecje të jetë e mundur për të imituar zakonet e njëqindvjeçarëve që jetojnë një mënyrë jetese tradicionale aktive.

Këtu janë këshillat e Longo për përgatitjen e mëngjeseve ushqyese, për të ndihmuar në përmirësimin e jetëgjatësisë.

Konsumoni një mëngjes që përmban shumë grupe ushqimore

Para së gjithash, “konsumoni mëngjes”, tha Longo.

Një mëngjes i shëndetshëm duhet të përmbajë drithëra, arra dhe fruta (bukë me drithëra të plota, arra, bajame dhe kakao, si dhe një mollë).

Gjalpi i bajames është një nga produktet më të shëndetshëm përderisa nuk përmban sheqer të shtuar, sepse përmban vitamina dhe minerale si vitamina E, magnez dhe kalcium.

Sigurohuni që të konsumoni produktet që ju pëlqejnë

Nuk duhet t’i bëni presion vetes për të ngrënë gjëra që nuk do t’ju pëlqejnë vetëm sepse janë të mira për ju; Longo tha se çdo gjë që hani duhet “të jetë një version i asaj që ju pëlqen bazuar në rregullat e përgjithshme” të “Dietës së Jetëgjatësisë”.

Për shembull, “palafike”, ose tërshëra e pjekur me fruta dhe arra, mund të jenë opsione të mira.

Sipas tij, nuk ka kuptim të përpiqeni të detyroni veten të hani diçka nëse nuk ju bën të ndiheni mirë ose thjesht nuk ju pëlqen, pasi kjo do ta bëjë më të vështirë mbajtjen e kalimit në një dietë të shëndetshme. Është shumë më mirë të “përqendroheni në ushqime të tjera të pasura me lëndë ushqyese”.

Mos kini frikë të bëni ndryshime për të marrë më shumë lëndë ushqyese në mëngjes

Në të njëjtën mënyrë, Longo bën ndryshime në mëngjeset e tij për të marrë më shumë lëndë ushqyese pa sakrifikuar shijen. Një tjetër sugjerim është edhe çaji jeshil kombinuar me çajin e zi.

Çaji jeshil është lidhur me funksionimin më të mirë të trurit dhe shëndetin e zemrës, uljen e kolesterolit, përmirësimin e forcës së kockave dhe madje edhe efektet kundër plakjes së lëkurës.

Ndërsa çaji i zi përmban plot antioksidantë dhe konsumimi i tij sjell shumë përfitime për shëndetin.

Një studim i bërë në mënyrë rastësore zbuloi se pirja e çajit të zi për 12 javë ulte ndjeshëm vlerat e triglicerideve me 36%, nivelet e sheqerit në gjak me 18% dhe ulte raportin e plazmës LDL / HDL me 17%.

Një tjetër studim zbuloi se ata që pinin tre gota çaj të zi në ditë kishin zvogëluar rrezikun 11% për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Burimi: Insider.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re