Kamala Harris ndau një video të thirrjes së saj telefonike me Joe Biden menjëherë pasi ata u shpallën fitues të zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

“Ne ia arritëm”, thotë Harris në video, duke shtuar:

“Ne ia arritëm, Joe. Ju do të jeni presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”.

Kujtojmë, me fitoren e Joe Biden, Kamala Harris do të jetë gruaja e parë dhe personi i parë jo-i bardhë që do të bëhet Zv.President i Shteteve të Bashkuara.

Harris është gruaja e katërt që shfaqet në listën presidenciale të partisë së madhe – pas Geraldine Ferraro në 1984, Sarah Palin në 2008 dhe Hillary Clinton në 2016.

Ajo do të betohet si Zv.Presidente në janar.

Pasi media amerikane njoftoi se Joe Biden ishte presidenti i ri, Harris shkoi në Tëitter.

“Këto zgjedhje janë shumë më tepër sesa unë dhe Joe Biden. Kjo ka të bëjë me shpirtin e Amerikës dhe vullnetin tonë për të luftuar për të.

“Kemi shumë punë para. Le të fillojmë,” shkroi Harris.

We did it, @JoeBiden. pic.twitter.com/oCgeylsjB4

— Kamala Harris (@KamalaHarris) November 7, 2020

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re