1. Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut rriten

Mund të keni vënë re se sa herë që ngrini zërin dhe keni një debat të ashpër, rrahjet e zemrës rriten. Kjo do të thotë që tensioni i gjakut rritet gjithashtu, dhe kjo është arsyeja pse disa njerëz skuqen më shumë se disa të tjerë. Në disa raste, ndodh që duart dhe këmbët janë më të ftohta se zakonisht.

  1. Sistemi imunitar preket

Studiuesit kanë zbuluar se edhe kujtimi i një debati të ashpër që keni pasur në të kaluarën do të ulë mbrojtjen tuaj imunitare për 6 orë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit që zakonisht janë të qetë dhe zemërimi është i rrallë për ta. Njerëzit që zemërohen shumë lehtë mund të vërejnë se sëmuren më shpesh, pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët.

  1. Zemërimi shkakton disa probleme shëndetësore

Gjatë zemërimit, kimikatet e stresit prekin trurin dhe trupin duke vazhduar të bëjnë ndryshime në metabolizëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit me probleme të zemërimit të patrajtuar mund të vuajnë nga dhimbje koke, ankthi, pagjumësi dhe madje edhe probleme me tretjen. Kushtet e lëkurës, të tilla si ekzema, mund të shfaqen gjithashtu gjatë periudhave të zemërimit ekstrem. Si rezultat, këta persona janë në rrezik të lartë për të pësuar goditje në tru ose atak në zemër.

  1. Zemërimi ndikon edhe te kujtesa

Komunikimi verbal gjatë një debati shoqërohet me tone të ashpra dhe me fjalë që nuk mendohen mirë. Kjo gjëndje bën që pas përfundimit të grindjes, njëri ose të dy personat e përfshirë në debat t’i mbajnë mend ndryshe gjërat, ose mos i mbajnë mend fare ato.

  1. Të bërtiturat shkaktojnë dhimbje kronike

Të bërtiturit nuk është e dëmshme vetëm për atë që e bën atë, por edhe për ata që e marrin atë dhe dëmi mund të fillojë që në moshë shumë të re. Të bërtiturit ndaj fëmijëve mund t’i dëmtojë ata në shumë mënyra. Studimet kanë treguar se truri i fëmijëve që janë rritur me prindër që kanë bërtitur ndryshon në pjesët e trurit që përpunojn tingullin dhe gjuhën. Ata mund të vuajnë nga dhimbje kronike. Disa nga problemet që mund të kenë ata për pjesën tjetër të jetës së tyre përfshijnë dhimbjen e shpinës dhe qafës, dhimbje koke dhe madje edhe artrit.

Burimi: Bright Side

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re