Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zbuluar se çfarë bisedoi disa ditë më parë me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Pas mbledhjes së qeverisë, Xhaçka u pyet për ndonjë marrëveshje të mundshme për lehtësimin e lejeve qëndrimit të emigrantëve shqiptarë por ajo dha një përgjigje diplomatike duke nënvizuar se është diskutuar në parim për vëmendje më të madhe ndaj komunitetit shqiptar që jeton në shtetin fqinj.

Pyetje: Takimi me ministrin e jashtëm Grek, a ka qenë pjesë e diskutimit pajisja me letra qëndrimi të emigrantëve shqiptarë?
“Çdo vend ka ligjet dhe rregullat e veta për pasione me dokumente. Ne kemi diskutuar gjerësisht për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi të cilët janë integruar shumë mirë. Shteti grek flet për mundësi më shumë dhe kujdes më shumë për emigrantët shqiptarë, kjo lloj vëmendje ka qenë në qendër të diskutimeve. Të drejtat e fëmijëve shqiptarë për të mësuar gjuhën shqipe. Gjithmonë kërkojmë të gjejmë zgjidhje. Është një komunitet mbi 600 mijë shqiptarë që punojnë ndaj interesat e tyre janë në vëmendjen e ministrisë dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i zgjidhur.

Pyetje: Deti në Hagë, a po bëhet gati dosja apo po prisni emërimin e Presidentit të ri?

“Nuk ka lidhej me presidentin e ri të Republikës, dy vendet po përgatiten për të shkuar më pas në Gjykatë. Duhet që mosdakortësitë të shkruhen dhe të bëhen gati, kur të jemi gati do të ulemi për ta dakordësuar një dicka të tillë për ti dhënë fund kësaj cëshje me anë të gjykatës”, u shpreh Xhaçka.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re