Lara Adler është një eksperte për toksinat mjedisore dhe ndau këshillat më të rëndësishme në lidhje me ajrin brenda ambienteve të banimit gjatë dimrit.

“Qarkullimi i ajrit është më i rëndësishëm gjatë dimrit, sepse nëse nuk ka qarkullim ajri, mund të prisni që alergjenë, irritues dhe bashkime jostabile organike në shtëpinë tuaj do të ketë gjithnjë e më shumë”, ka thënë ajo.

“Shumë njerëz duan të kursejnë pak në ngrohje, prandaj mbyllin dritaret për të ngrohur shtëpinë, por ky është një gabim i madh. Duhet të ajrosni shtëpinë për shkak të grumbullimit të këtyre grimcave në ajër, ideale do të jetë që të paktën një dritare të jetë gjithmonë e hapur”, thotë Adler.

Nëse përdorni një pastrues ajri ose një pajisje që shton lagështi në ajër, pastrojeni rregullisht. Ato gjenden shpesh tek personat që kanë problem me sinuset, por nuk e dinë nivelin e vërtetë të ujit në ajër.

Nëse është nën 30% do të keni lëkurë të thatë, simptoma alergjie, madje edhe gjakrrjedhje nga hundët. Por nëse është më shumë se 50%, keni mundësinë e mykut. Adleri gjithashtu keshilloi se: “Nëse blini një freskues ajri, blini atë që më lehtë pastrohet”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re