Për momentin në Korenë e Jugut ka patur 165 raste të reja me
koronavirus pas 248 rasteve të të dielës, 367 të të shtunës dhe 518 të
të premtes.

Duket se Koreja e Jugut po arrin të ngadalësojë
përhapjen e virusit, përmes zbatimit të masave të forta parandaluese që
janë në çdo rast më të ulëta se ato drakoniane të marra në Kinë.

Pajtueshmëria me masat paraprake të ndërmarra nga qeveria

Një
nga elementët që marrin në konsideratë analistë të ndryshëm në lidhje
me çfarë bëri të mundur që infeksionet të nisin të ulen është reagimi
mjaft skrupuloz i popullatës ndaj rekomandimeve të autoriteteve që
synojnë parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Vetëm një
shembull i vogël: Në Korenë e Jugut janë të paimagjinueshme rradhët e
gjata në supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik apo thyerja
e rregullave të tjera si distanca e sigurisë. Gjithashtu në vend është
minimizuar në maksimum shërbimi i transportit publik.  Stigma sociale
për ata që kryejnë sjellje që mund të favorizojnë përhapjen e virusit
është shumë më e theksuar sesa në vendet e tjera.

Në Korenë e
Jugut qeveria mobilizoi edhe ushtrinë në zona të veçanta për të
garantuar zbatimin e masave qeveritare. Një rol të madh luajti edhe një
aplikacion që informon përdoruesit mbi përhapjen e infeksionit,
distancat që duhen mbajtur nga zonat e kuqe, dhe zonat që duhen
shmangur. Gjithashtu janë ngritur stacione të shumta testimi për
përdoruesit e makinave.

Këto janë disa nga shembujt e një qasje
serioze dhe të larmishëm e cila sigurisht që luajti një rol të
rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re