Tualeti është vendi “ideal” ku mund të lulëzojnë pa fund bakteret dhe mikrobet. Higjena e tualetit është shumë e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë parandalon shfaqjen e sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme qe mund t`ju ngjiten.
Sipas studimeve te ndryshme shumica e produkteve që tregtohen për të pastruar tualetin përmbajnë elemente kimike që mund të irritojnë lëkurën, e për shkak të aromës shumë të fortë mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen etj.
Uthulla e mollës dhe soda e bukës janë 2 përbërës natyralë acidikë që ndihmojnë thellesisht në pastrimin e tualetit dhe zhdukjen e baktereve dhe viruseve. Kështu në një shishe me spruco hidhni një gotë uthull molle, një gotë ujë dhe 3 lugë sodë buke. Sprucojeni përbërien në objektet e tualetit dhe fërkojini me furcë.
