Nga Artan Hoxha

Shprehja popullore, “drejtesia vonon po nuk harron”, sot duket se gjeti zbatim. Vone por me mire vone se kurre…

Nje vit me pare, me 18 janar 2017, bera nje status qe nje dite me pas u shpernda si koment ne pothuaj te gjitha portalet….
I vetmi ndryshim eshte se dy deputetet qe humben mandatin, vitin e kaluar ishin deputete te mazhorances, ndersa sot u perjashtuan si deputete te opozites….

Ne statusin e 18 janarit 2017 shkruaja:

“Prokuroria ka vendosur ta ngreje steken!!!
E di qe do me kerkoni emrat, por puna eshte se emrat e tyre nuk ka guxuar askush ti permend publikisht deri tani, nga kryeministri, kryetari i kuvendit, perfaqesite e huaja diplomatike, agjensite e zbatimit te ligjit e deri te “qytetari dixhital”(kane patur krah te ngrohte dhe miq te forte deri lart fare)….
I ftuar ne emisionin Opinion, me date 22 dhjetor 2016, me temen “Dekriminalizimi, 3 emrat e pare”, ku u fol ne lidhje faktin nese do tu hiqej mandati dy deputeteve te Qarkut te Vlores, Shkelqim Selami i LSI-se, Dashamir Tahiri i PD-se, si dhe kryebashkiakut te Kavajes Elvis Roshi, perfaqesues i PS-se(te tre sot jane pa mandat), publikova nje informacion te ri, ku behej fjale per dy deputet te mazhorances, te cilet jane denuar jashte vendit. I pari, eshte denuar ne Itali. Ka patur identitet tjeter nga ai qe perdor tani si deputet i Kuvendit te Shqiperise….
Por mesa duket prokuroria e ka kompletuar dosjen dhe ka ne dispozicion te gjitha vendimet e gjykatave te vendit fqinj. Tashme kjo dosje eshte pothuaj teresisht e kompletuar dhe shume shpejt do ti drejtohet KQZ-se per ti hequr mandatin deputetit.

Rasti i dyte eshte per nje tjeter deputet te mazhorances, ….
Edhe ne kete rast deputeti ne fjale ka patur identitet tjeter. Ne te dyja rastet, veprat penale jane kryer para vitit 2000 dhe te dy deputetet nuk i kane deklaruar ne formularet e dekriminalizimit dorezuar ne KQZ.

Informacionin e kisha siguruar nga burime te Policise Kriminale ne Policine e Shtetit, Interpol Tirana dhe gjate bisedes me disa diplomate te huaj ne nje ambasade perendimore, ku u fol dhe u kerkua informacion ne lidhje me aktivitetin e ketyre dy deputeteve. Pra, Ambasadat e vendeve kryesore aleate ne Tirane, kishin dijeni per aktivitetin kriminal te meparshem dhe identitetin e ndryshuar te dy deputeteve…..

Publikimi i emrave te deputeteve subjekt i ligjit te dekriminalizimit, nuk eshte bere nga prokuroria per shkak te sekretit hetimor deri sa dosja ti dergohet KQZ-se. Ndersa ne si media nuk i kemi publikuar emrat, persa kohe KQZ nuk ka vendosur heqjen e mandatit te tyre…..

Ne emision Opinion, thashe se: “ish-kryeministri Berisha ka deklaruar, qe ne radhet e mazhorances, jane 19 deputet te inkriminuar, te denuar nga gjykatat brenda dhe jashte vendit. Edhe mua me rezulton se numri i deputeteve te inkriminuar ne Kuvendin e Shqiperise eshte ne nje shifer aty afer 19-es.

Por me nje ndryshim te madh nga versioni Berishes, sepse deputet te inkriminuar, per fat te keq ka pothuajse njelloj, si brenda radheve te mazhorances ashtu dhe brenda radheve te opozites. Madje te tille ka edhe brenda radheve te partive me te vogla si ne mazhorance ashtu dhe ne opozite”.

Ne rastin konkret, behet fjale per dy deputete qe jane anetare te dy grupeve parlamentare te partive aleate me PS-se. Por zakonisht praktika e Prokurorise ka treguar se organi i hetimit perpiqet te jete “i balancuar’, keshtu qe pritet te dergohet ne KQZ serish nje treshe tjeter deputetesh, si nga e majta ashtu dhe nga e djathta, identike me treshen e pare qe u dergua ne mesin e dhjetorit 2016…..gjuetia e deputeteve dhe kryebashkiakeve me “probleme” vazhdon, edhe pse Ministria e Mjedisit ka vendosur memorandumin e ndalimit te gjuetise per vitet ne vazhdim….

“Miku im, disa histori jane teper te verteta per tu treguar”…..

Keto fjale nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s,ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges te guerriljeve kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve,ne lagjet e varfera ne Los Angeles…”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re