Procesi in vitro ofrohet falas në maternitetin “Koço Gliozheni”, duke mbuluar të gjitha kostot e procedurës dhe medikamenteve të nevojshme. Me paketën që ka akorduar qeveria shqiptare, mbulohen shpenzimet për dy procedura. Pra nëse dështon procedura e parë, ky çift ka të drejtë të bëjë dhe një procedurë të dytë. Pas dështimit të procedurës të dytë ky çift pastaj ka një përqindje të ulët. Dy procedurat janë falas dhe të gjitha çfarë nevojiten janë falas.
Ne në web-in e institucionit https://suogj-kgliozheni.gov.al/ gjendet i gjithë gjithë informacioni i nevojshëm për sa i përket kësaj qendre dhe çdo njeri që ka akses në internet mund ta shkarkojë atë material dhe aty ka të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të plotësoje me mjekun e familjes, me gjinekologun e njësisë ku banon dhe pasi plotëson këtë dokumentacion kalon tek komisioni mjekësor, i cili bën dhe një herë një rivlerësim nga e para dhe një krehje të gjithë dokumentacionit.
Kurse një person i cili nuk ka akses në internet mundet të marrë pjesë, pasi Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë në të gjitha drejtoritë rajonale udhëzuesit përkatës me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që duhet të plotësojë ta plotësojë një çift përpara se të drejtohet tek materniteti “Koço Glozheni”.
Aty pastaj bëhet dhe një rivlerësim ku shikohet se cilat janë çiftet që plotësojnë kushtet nga ana mjekësore për t’iu nënshtruar kësaj procedure.
Më poshtë janë kriteret që duhet të plotësoni shoqëruar me link-un përkatës.
Pyetësori i kritereve që duhet të:



Klikoni në link:https://suogj-kgliozheni.gov.al/wp-content/uploads/2024/08/Hapja-e-qendres-se-riprodhimit-te-asistuar-dhe-mekanizmi-i-referimit.pdf
Grupi i mjekëve të Riprodhimit Mjekësorë të Asistuar:
- Mjek Obsteter-Gjinekolog : Blerti Çami
- Mjek Obsteter-Gjinekolog : Redi Hoxhallari
- Biolog-Embriolog : Sidorela Dunolli
- Biolog-Embriolog : Keti Gjyli



