Parkinsoni është një sëmundje që shfqet ngadalë, me simptoma të moderuara që janë të papërfillshme në fillim.Ato cfarë pasojnë janë crregullimet kardinale dhe shenjat respektive të sëmundjes.

Përsa i përket crregullimeve që shfaqen te personat e prekur nga Parkinsoni përmenden:

-Ai osë ajo lëviz shumë ngadalë dhe duket e sforcuar në veprimet që bënë.

Nëse shikoni se ai/ajo harxhon më tepër kohë se zakonisht për të mbërthyer një kopsë të këmishës dhe duket i/e sforcuar në këtë veprim, atëhër kjo ju shërben si shenja e parë për t’ju drejtuar mjekut. Pasi me zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit pacintët mund të vuajnë nga “ fraksione të ngrirjes” që nënkuptojnë se gjatë ecjes apo vrapimit ata do të ndjejnë bllokim të këmbëve dhe nuk do të jenë të aftë për të hedhur hapin tjetër.

-Dridhje e duarve apo këmbëve gjatë momenteve të qetësisë.

Rreth 70 deri në 80% pacientë që vuajnë nga Parkinsoni shfaqin këtë simptomë, gjatë momenteve që ata janë duke pushuar mund të përfshihen nga dridhe të pakontrollueshme të dorës, fytyrës apo këmbës.

-Nëse ai ose ajo ankohet se ndjen ashpërsi të lëkurës dhe plagë në trup.

Ngurtësia e duarve e muskujve të krahut, këmbëve dhe trupit vështirëson lëvizjen. Ngritja nga krevati në mëngjes, apo ngritja nga karrikja mund të jenë veprime të vështira për personat me Parkinson. Ata mund të bëjnë shumë pak lëvizjë spontane të trupit dhe mënjëher të humbin ekspresivitetin e fytyrës.

-Ai ose ajo nuk mund të qëndroj dot në këmbë qoftë për një kohë të shkrutër apo të gjatë, ata kanë një ekuilibër të dobët dhe janë të priur për të rënë përtok, ndonjëher menjëher dhe pa ndonjë arsye.Ata kanë tendencë të bëjën hapa të vegjël dhë të ngadaltë.

-Gjithmon problemet shfaqen në një pjesë të trupit.

Qoftë kjo një dridhje e gishtit apo një ngurtësim i këmbës që sinjalizon simptomat e Parkinsonit, tregihuni të vëmëndshëm me detajet, Parkinsoni gjithmon prek vetëm një anë të trupit dhe aty dhimbja mund të përsëritet. Vetëm pas disa vitesh Parkinosni mund të përhapet në gjithë trupin.

-Ndryshimet në menyrën e shkrimit.

Një element tjetër që karakterizon të prekurit nga Parkinsoni është ndryshimi i formës së shkrimit dhe zvogëlimi i tij duke e bërë të padallueshëm.

 

-Ai ose ajo duket i mërzitur dhe ka shumë pak energji.

Fillimisht pacintët e Parkinsonit shfaqin depresion e më pas vështirësi në lëvizje. Ekspertët besojnë se ndryshimi i gjendjes emocionale nuk vjen si rezultat i njohjes së faktit se ata janë prekur nga Parkinsoni por është pjesë përbërse e sëmundjes.

-Nëse gjatë ecjes njëri prej krahëve nuk pëson aq lëkundje sa edhe tjetri,Një simptom që nuk duhet injoruar sidomos nëse shoqërohet me ngurtësim të jërit prej krahëve.

-Nëse ai/ajo nuk ndjen aromat.

Është një prej simptomave të para që shfaqet te të prekurti nga parkinsoni humbja e ndjeshmërisë ndaj aromave. Pro kjo simptomë mund të vij edhe si rezultat i faktorëve të tjerë ndaj duhet këshillimi i mjekut.

-Fjalimi i tij/saj është vështirë për t’u dëgjuar dhe kuptuar.

Sëmundja e Parkinsonit mund të dobësoj volumin e zërit dhe vështirësi në artikulimin e fjalëve.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re