Magnezi është minerali që të gjithë duan ta përfshijnë në dietën e tyre, dhe me të drejtë. Ai është i përfshirë në më shumë se 300 funksione në trup, duke kontribuar në një gjumë cilësor, shëndet të zemrës dhe një sistem imunitar të fortë. Mungesa e tij mund të jetë një problem serioz.
Më poshtë, do të shqyrtojmë pesë faktorë që mund të kontribuojnë në mungesën e magnezit.
- Aktivitet fizik intensiv
Magnezi është thelbësor për relaksimin e muskujve. Ushtrimet intensive shkaktojnë humbjen e elektroliteve nëpërmjet djersës, përfshirë magnezin. Prandaj, është e rëndësishme ta rimbushni atë me shtesa elektrolitesh ose pije.
- Konsumi i ushqimeve të përpunuara
Dieta moderne mesdhetare përfshin shumë ushqime të përpunuara, të cilat përmbajnë pak magnez. 80-90% e magnezit humbet gjatë përpunimit të ushqimit. Konsumi i tepërt i alkoolit gjithashtu e përkeqëson problemin
- Marrja e disa ilaçeve
Disa ilaçe, të tilla si pilulat kontraceptive, diuretikët dhe ilaçet për dështimin e mëlçisë, ulin nivelet e magnezit. Gjithashtu, sëmundje të tilla si sëmundja celiake ose sëmundja e Crohn ndikojnë në përthithjen e tij.
- Mungesa e ushqimit me bazë bimore
Ushqimet e pasura me magnez përfshijnë perimet me gjethe jeshile, arrat, farat dhe bishtajoret. Megjithatë, varfërimi i tokës ka ulur përmbajtjen e magnezit në ushqime me 20-30% krahasuar me 60 vjet më parë.
- Stresi kronik
Stresi rrit humbjen e magnezit, ndërsa mungesa e magnezit rrit ndjeshmërinë ndaj stresit. Magnezi rregullon hormonet e stresit dhe merr pjesë në sintezën e GABA-s, një neurotransmetues që nxit qetësinë dhe relaksimin.
Për të “thyer” rrethin vicioz të mungesës së magnezit, kushtojini vëmendje dietës suaj dhe merrni në konsideratë marrjen e suplementeve kur është e nevojshme.