Treshja e aplikacionit Moves, Hello dhe tbh, që katër vitet e fundit ishte pjesë e Facebook është mbyllur. Arsyeja është se asnjë nga këto aplikacione nuk u përhap në masë.
Aplikacioni tbh mendohej se do të ishte shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për një rrjet social që i lejonte studentët që t’i shkruanin komplimente anonime njëri-tjetrit. Dhe pse Tbh ka pasur përditësime dhe madje shtoi edhe një opsion mesazhesh, por nuk ishte mjaftueshëm mesa duket.
Facebook-u ka thënë se mbyllja e këtyre aplikacioneve do të lejojë që t’i japë përparësi gjërave të tjera.
