Hong Kongu, rajoni special administrativ i Kinës është zgjedhur vendi i parë më i sigurtë në botë ku mund të udhëtohet.
Sipas një vlerësimi të bërë nga kompania online e sigurisë Backgroundchecks, mësohet se Hong Kongu është radhitur i pari në mesin e vendeve më të sigurta për udhëtim.
Faqja e internetit backgroundchecks.org ku mund të kërkohet informacioni i sigurisë në mënyrë publike për individët dhe kompanitë, për turistët ka bërë një vlerësim nga pikëpamja e sigurisë për 121 vende dhe rajone.
Hong Kongu është përzgjedhur si vendi më i sigurtë i botës, si rezultat i vlerësimit të bërë duke patur parasysht faktorët si normat e krimeve, paralajmërimet e udhëtimeve, mundësitë e fatkeqësive natyrale dhe forcën e konkurrencës në sektorin e turizmit.
Ndërsa bëhet e ditur se Singapori është radhitur i dyti në listën e të përzgjedhurve ku vihet në dukje se çdokush në çdo orë mund të ecë pa frikë nëpër rrugët e Hong Kongut, shkruan aa. Hong Kong-un dhe Singaporin e kanë ndjekur vendet si Japonia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Kanadaja, Norvegjia dhe Australia.
Hondurasi i cili ndodhet në fund të listës është përzgjedhur si vendi më i rrezikshëm në botë për të udhëtuar, ku në radhitje pranë tij ndodhen El Salvadori, Pakistani, Çadi, Mauritania, Mali, Burundi, Nigeria dhe Lesoto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re