Nga Blerina Bombaj, dietologe

Llojet kryesore të drithërave janë gruri, misri, thekra, elbi të cilat mund të konsumohen në forma të ndryshme. Vlerat ushqyese të kësaj klase ushqimesh janë të pakrahasueshme me të tjerat.

Ato janë të domosdoshëm për të siguruar energji dhe për të realizuar proceset jetësore brenda organizimit tonë. Për këtë arsye, janë të përhapura në mbarë botën dhe është pothuajse e paimagjinueshme të mendohet një vakt pa të paktën një produkt drithërash.

Drithërat që mund të gatuhen të nxehta për mëngjes përfshijnë thekrën, grurin, misrin, elbin, hikerrorin e tërshërën. Më e zakonshmja ndër to është tërshëra, të cilën mund ta kombinoni me 1/2 banane, mollë të prerë në kubikë ose fruta pylli, 1 lugë gjalp bajameje ose kikiriku, ose 1 lugë kajsi të prera në feta dhe arra të shtypura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re