Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” ka arritur te ndaloje ditën e mërkurë në qytetin e Shkodrës disa  elementë me rrezikshmëri shoqërore te larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive ne kete territor, por edhe me gjere.

Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate  Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët te  grupeve kriminale.

 

Operacioni që  nisi të mërkurën rreth orës 02:30 të mëngjesit, coin ë pranga katër persona ndërsa një tjeter u shpall në kërkim.

 

Të arrestuar janë :

 

Ilir Rustemi Bajri, 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

 

Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

 

Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

 

Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

 

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera te poseduara ne menyre të paligjshme.

3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);
6 mjete të blinduara;
rreth 800 fishekë;
1 armë e ftohtë
10.500 euro;
3 makina lojërash fati;
njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;
telefona celularë dhe karta telefonike;
2 veshje antiplumb.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re