Vizion Plus ka mundur të sigurojë fotot e tre personave që janë shpallur në kërkim për përplasjen e armatosur të enjten në mbrëmje në ish-bllok. Në këtë ngjarje humbi jetën Fabjol Gaxha 28 vjeç dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Këta të dy të fundit u arrestuan në flagrancë ndonëse ndodhen ne spital. Por policia vazhdon kërkimet edhe për tre persona të tjerë të përfshirë në këtë krim.

 

Njeri prej tyre është Ervin Mata biznesmen dhe njëkohësisht i fejuari i këngëtares së njohur Elvana Gjata. Ka dyshime të forta se sherri ka nisur pikerisht për këngëtaren që mesa duket është ngacmuar nga viktima Fabjol Gaxha që ishte truproja i Ervis Martinit.

 

Në kërkim është edhe Meviol Bilo 41-vjeç, i cili dyshohet se është edhe ekzekutori kryesor. Bilo është pjestar i forcave komando i dekoruar nga presidenti për pjesmarrje në mision lufte në Afganistan. Ai është thirrur për ndihme nga miku i tij Ervin Mata dhe pasi ka hyre në lokal si një qites profesionist që ishte ka qëlluar drejt Ervis Martinit dhe miqvë të tij.

 

I treti dhe i fundit në kërkim është Fabjol Alushi mik i biznesmenit Ervin Mata dhe i komandos Meviol Bilo. Dyshohet se komando Bilo dhe Fabjol Alushi janë larguar me një motor nga vendngjarja i cili më pas është gjetur i braktisur në zonën e Kopshtit Botanik. Ndërsa për partnerin e Elvana Gjatës ende nuk ka asnjë gjurmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re