Gazetari Alfred Peza ka reaguar pas mesazhit të Ilir Metës për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

‘Ja kënaqe shpirtin Doktorit o President, se i kujtove kohët e florinjta kur bënte fletërrufetë e vërteta, ku e dërmonte rëndë imperializmin amerikan’, shkruan Peza ndër të tjera teksa Meta e ka cilësuar fletërrufe të porositur nga Tirana shpalljen ‘non grata’ të Berishës.

Statusi i plotë:

Ja kënaqe shpirtin Doktorit o President, se i kujtove kohët e florinjta kur bënte fletërrufetë e vërteta, ku e dërmonte rëndë imperializmin amerikan.

E mban mend besoj, kur thonin: Edhe me një dhëmb po të mbetet në gojë, ai do të jetë sërisht i rrezikshëm!

Ndaj komunistët nuk dorëzohen, sepse duhen edhe 30 vjet të tjera, për ta bërë Shqipërinë fanar ndriçues buzë Adriatikut!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re