Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të enjten për një bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar për të vënë në dispozicion vaksinën e virusit corona.

Jinping iu drejtua Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor përmes një video-lidhjeje, duke deklaruar:

“Për të mposhtur virusin dhe për të promovuar rimëkëmbjen globale, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkojë radhët dhe bashkërisht t’i përgjigjet krizës dhe të përballet me të”, tha presidenti kinez.

Ai theksoi se bashkëpunimi nënkupton një koordinim më të ngushtë të politikave për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.

Kompanitë kineze Sinovac dhe Sinopharm janë në fazën e vonë të testimit të vaksinave, si një duzinë të tjera në botë që janë afër këtij niveli të zhvillimit.

Kjo ka çuar në konkurrencë tregtare dhe politike midis vendeve dhe kompanive se kush do të jetë e para që ofron një zgjidhje për pandeminë e koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re