Momente tensioni janë regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë tip “Volksvagen” pas pretendimeve se po shpërndahen para në këmbim të votave.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër shtetas janë shoqëruar nga Policia e Dibrës. Pas daljes nga makina dy të rinjtë janë kontrolluar për para nga mbështetësit e opozitës.

Rasti është denoncuar fillimisht nga kandidati i PD, Luan Haka, ndërkohë që në vendngjarje ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i demokratëve Xhelal Mziu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re