Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini në një lidhje me Skype me News 24 sqaroi se ajo vetë nuk është e prekur nga COVID 19, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse ishin të infektuar prindërit e saj, ashtu sic flitet në mediat sociale.
“Kam qënë në komunikim live gjithë kohës me meidat, e përsëris se nuk kam pasur shenja klinike dhe nuk jam testuar për pozitivitet ndaj COVID 19. Familja ime e ngushtë, vajza, djali dhe bashkëshorti gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që nuk dua të prononcohem për më tej…”,- tha ajo.
Eugena Tomini paralajmëroi qytetarët që Covid do bashkëjetojë me ne deri kur të arrihet imunizimi i popullatës dhe të sigurohet vaksina. Sipas saj, jemi herët për të thënë që e njohim plotësisht këtë virus.
Ndërsa për lehtësimin e masave tha se: “Mund të themi që deri në fund të majit dhe mund të kemi një liri më ndryshe”. Lidhur me një rikthim të mundshëm në vjeshtë të infektimeve me koronavirus, Tomini u shpreh:
“Prezenca e Covid do jetë edhe gjatë sezonit të verës, por një rikthim si çdo infeksion tjetër respirator. Në vjeshtë sërish këto infeksione riaktivizohen, e duke mos pasur një vaksinë, apo mbrojtje sigurisht që prezenca e Covid do jetë paralelisht me bashkëjetesën tonë, deri kur të kemi një mjet për parandalimin e tij e kur imunteti i popullatës të jetë fuqizuar. Sigurisht do jemi në pritje 60% e popullatës te imunizohet dhe vetëm atëherë do mund të themi që Covid nuk do jetë më rrezik për shqiptarët dhe mbarë botën” – tha Tomini.
