E ftuar ne top channel në fjalën e saj, Rakacolli theksoi se shtimi i numrit të rasteve me Koronavirus keto dite ne vendin tone, ishte e parashikuar në politikat e hapjes.

Po ashtu shtoi se rikthimi në karantinë për momentin nuk është një opsion. Por nëse numri i të infektuarve do të pësojë rritje dhe do të rrezikojë sistemin tonë shëndetësor, karantinimi do të rikthehet sërish.

Mira Rakacolli shpjegoi se përse QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi.

Atëherë unë nuk do të përdorja fjalën qendër e përhapjes. Sepse rastet aktive nuk janë përhapur të gjitha nga QSUT-ja. Infektimi i personelit shëndetësor është një fenomen mbarë botëror dhe është një fenomen i pranishëm në çdo strukturë që merret me trajtimin e sëmundjeve infektive.

Edhe përdorimi nga njerëzit më rigorozë i mjeteve mbrojtëse. Siç është si astronauti duhet përdorimi me atë veshje qe të mbron nga kontakti me virusin, por virusin e merr dhe me ato veshje mbrojtëse. Një pjesë e mirë e personelit mjekësor e merr virusin nga zhveshja e këtyre veshjeve






Previous articleE FUNDIT/ Urgjente, Koronavirusi po bën namin në Tiranë, merret vendimi ekstrem, mbyllet një…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re