Ja kush është njeriu më i pasur i historisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kur flasim për njerëzit më të pasur në botë, të gjithëve u shkon mendja tek emra si Bill Gates, Warren Buffet apo John D. Rockefeller.
Por, kur flasim për personin më të pasur në historinë e njerëzimit është një tjetër emër, kamja e të cilit eklipson totalisht pasurinë e Bill Gates, Warren Buffet dhe John D. Rockefeller të marrë së bashku.
Bëhet fjalë për Mansa Musa i Parë, një monark afrikan i shekullit të 14-të, që udhëhoqi Mbretërinë e Malit, që nën sundimin e tij shtrihej thuajse në gjithë territorin e Afrikës Perëndimore.
Musa kontrollonte gjithë arin, diamantet, tregtinë e tyre dhe të mallrave të tjerë drejt Europës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.
Duke përllogaritur inflacionin, Celebrity Net Worth ka dalë në përfundimin se në ditët e sotme, Mansa Musa do të zotëronte plot 400 miliardë dollarë.
Në vendin e dytë në listën e më të pasurve në historikë është familja Rothschild me 350 miliardë, ndjekur nga Rockefeller me 340 miliardë, industrialisti i shekullit të 19-të, Andrew Carnegie me 310 miliardë, ndërsa Cari Nikolai II i Rusisë mbyll pesë më të pasurit e historisë me 300 miliardë dollarë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë