Skip to content

Ja lista e kandidatëve për deputet të PD në Kukës që do votohen nga anëtarësia

PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia në qarkun e Kukësit, një proces  risi jo vetëm për vselinë blu por edhe më gjërë.

Anëtarët e PD në qarkun Kukës do të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

 

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, është si më poshtë:

 

Dega Kukës, Qarku Kukës:

 

ADMIR SINAMATI
ARBEN CEJKU
BASHKIM SHEHU
IBRAHIM BRUKA
SAHIT PRIZRENI
VJOLLCA VATA

 

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

 

BESNIK DUSHAJ
FERIDE RRAHMANI
ISUF ÇELA
LUSH SUSAJ
MIMOZA HAJDARMATAJ
XHEM NEZAJ

 

Dega Has, Qarku Kukës:

 

AVENIR PEKA
DEMUSH KASTRATI
ELEZ MACI
ISMET JAKU
ZENEL KASTRATI

 

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike, thuhet ne njoftimin e selise blu.