Për herë të parë Kuba është quajtur Governorate of Cuba, dhe ka ekzistuar për vetëm 8 vite (1511–1519). Ajo ka kaluar në shumë sundimtarë e influenca, deri në Kubën komuniste që njohim sot.
Ashtu si Shqiperia pas vitit 1944, edhe Kuba ka patur fatin e keq të funksionojë me një ekonomi të centralizuar.
Partia Komuniste e Kubës me në krye Fidel Kastron, morën kontrollin e vendit në vitin 1959. Pas kësaj, ai sekuestroi të gjitha pronat private, si biznese dhe toka. Çdo institucion i vendit ishte i komanduar drejtpërdrejt nga qeveria. Çdo punishte, çdo spital, çdo restorant, nga më i madhi, deri tek më i vogli. Shteti gjithashtu vendosi çmimet për çdo produkt dhe rrogat për çdo punë.
Sot e kësaj ditë, Kuba vazhdon të ketë të njëjtën pamje. Në imagjinatën tonë, ushqimi i rrugës duhet të jetë diçka me të vërtetë që ja vlen të provohet. Por ndryshe nga nga imagjinata, kudo gjen sanduiçë të zakonshëm.
Gjithçka i ngjan asaj që kemi parë ose dëgjuar për vitet e komunizmit në Shqiperië. Një ekonomi jo kompetitive sepse gjithçka vazhdon në një vijë të drejtë.
Por në vitet 90, qeveria e kuptoi që kjo nuk funksionon, dhe vendosi të lëshojë disa liçensa private. Shumë njerëz kanë kryer studimet për inxhinieri ose mjekësi. Por puna e tyre e përditshme, është të ofruarit transport privat kryesisht për turistët.
Gjithçka më tepër gjendet në videon më poshtë:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re