Aciditeti mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm. Kur vjen puna për të detoksifikuar trupin për të balancuar nivelet e aciditetit, mjet i mirë për këtë proces janë edhe pijet detoksifikuese.

Ja cilët janë 5 përbërësit që do të bëjnë mrekulli për trupin tuaj:

Aloe Vera: konsiderohet si numri 1 për luftimin e inflamacionit.

Uthulla e Molles: e njohur për shumë përfitime shëndetësore në mesin e tyre edhe për eliminimin e puçrrave në  fytyrë, si dhe uljen e sheqerit në gjak.

Mjalti: lufton kundër infeksioneve fungale dhe për shkak të vetive antibakteriale, ai duhet të përfshihet në çdo lloj pije detoksifikuese.

Nenexhik dhe borzilok: nenexhiku është i mahnitshëm për sistemin e tretjes dhe njëhkohësisht një antibakterial i fuqishëm. Ndërkohë, borziloku është antibiotik, zbutës për muskujt e ngrira dhe anti-inflamator.

Limoni : një nga frutat më të dobishme në të gjithë botën, të pasura në vitaminë C, rrit metabolizmin dhe detoksifikon trupin.

Përgatitja: Merrni lëngun e një limoni 1 lugë çaji mjaltë -1 lugë çaji me aloe vera 1 lugë çaji uthull molle -borzilok dhe nenexhik si dhe 1 deri në 2 gota ujë. Përziejini të gjitha këto përbërës së bashku dhe konsumojeni pijen me stomak bosh para gjumit. Konsumojeni për 5 ditë këtë lëng të mrekullueshëm dhe do të shikoni efekte tepër pozitive./ Healthline

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re