Shputat e kembeve paraqesin bazën e qëndrimit të trupit dhe, si të tilla, ato kërkojnë një mbështetje sa më të mirë e të gjerë.

Por, si t’ia bëni me takat e larta që sigurojnë bukuri dhe elegancë në dëm të stabilitetit?! A ia vlen të rrezikohet dhe cilat janë pasojat e përdorimit të këpucëve të tilla?!

Nuk duhet harruar që shputat paraqesin bazën e trupit mbi tokë dhe si të tilla ato kërkojnë një mbështetje sa më të mirë e të gjerë. Pra, si t’ia bëni me takat e larta që sigurojnë bukuri dhe elegancë në dëm të stabilitetit?!

A ia vlen të rrezikohet dhe cilat janë pasojat e përdorimit të këpucëve me taka të larta?!Për përdorim afatgjatë ditor, takat e këpucëve të kenë një lartësi prej 1-2 cm, ndërsa në raste të veçanta (për periudha më të shkurtra kohore) edhe mund të përdoren ato me taka të larta.

Përdorimi për periudha të zgjatura të takave të larta shpesh mund të ketë pasoja serioze për femrën, e sidomos kur kombinohen takat e larta me grykat e ngushta të këpucëve mbi të cilat bie pesha e gishtërinjve. Kështu këpucët me taka të larta që përdoren për periudha të gjata kohore mund të çojnë në deformim të gishtërinjve dhe shputës, rrisin mundësitë për thyerje, përdredhje e ndrydhje, dëmtojnë tendinën e Akilit dhe muskulin e pulpës, etj.

Shputa në një pozitë jonormale për të, me ç‘rast e tërë pesha bie mbi pjesën e përparme të shputës duke i favorizuar maksimalisht deformimet e mundshme. Kështu, deformimet dhe problemet tjera shoqëruese si pasojë e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë të paevitueshme për aq kohë sa këto të fundit bëhen pjesë e përditshmërisë së gardërobës së femrës.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re