Izraeli ka rënë dakord të shtyjë pushtimin tokësor të Gazës për momentin, në mënyrë që t’i japë kohë SHBA-së për të instaluar mbrojtje nga raketat në rajon, raportoi Wall Street Journal.

Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, Pentagoni po punon për të vendosur rreth 11 sisteme të mbrojtjes ajrore në rajon, raportoi WSJ, duke përfshirë trupat amerikane të stacionuara në Irak, Siri, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zyrtarët izraelitë, sipas WSJ, kanë rënë dakord me kërkesat e SHBA-së për të pritur derisa ato sisteme të vendosen, potencialisht këtë javë.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Uashingtoni do të hakmerrej nëse trupat amerikane do të shënjestroheshin gjatë luftës midis Izraelit dhe Gazës.

Një sulm tokësor izraelit kërkon sasi masive trupash dhe armësh.

Në një artikull të revistës amerikane Foreign Affairs thuhet se lufta e Izraelit kundër Lëvizjes (Hamas në Gaza do të jetë e vështirë dhe e kushtueshme.

David Kilcullen, një autor australian, ekspert kundër kryengritjes dhe profesor në Universitetin Shtetëror të Arizonës në SHBA, në artikullin e tij përmbledh aspektet e luftimeve në zonat urbane dhe vështirësitë që do të përballet Izraeli nëse vendos të pushtojë Gazën.

Killcullen thotë se lufta në zonat urbane do të thotë kushte të vështira taktike për sulmuesit, ku çdo dhomë, cep, rrugë dhe çati e një shtëpie duhet të sigurohet përpara se të kalohet në zonën tjetër. Kjo kërkon sasi masive të trupave dhe armëve në tokë, në ajër dhe në det, dhe rezultatet e këtij pushtimi do të testojnë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për Izraelin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re