Skip to content

Ja pse “Kukësi i ri ka bërë ndryshime, me trenin në rrugë makine!”

Dhe njëherë po pasqyrohet në realitet një thënie e dikurshme shakatare lidhur me Kukësin:

“Kukësi i ri ka bërë ndryshime, po ec treni në rrugë makine!”

I bërë tashmë me areoport aktiv, aty, për këtë arsye, po diktohet dhe një infrastrukturë deri dje e pallogaritur.

Është kryeministri Rama ai që së fundi shpërndan pamjet dhe shkruan:

“….Dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”.  

https://www.youtube.com/watch?v=7intDSAKJjM

Siç u bë me dije në mesjavë, në maj nisin fluturimet në tre destinacione nga Kukësi: në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

“Treni” tjetër në rrugët për makinë të Kukësit, është shndërrimi i ekipit të atyshëm të futbollit në elitarin e superligës shqiptare vitet e fundit, duke u kurorëzuar dhe kampion.

Deri dje, Kukësi, ose Përparimi siç quhej ekipi nën komunizëm, një emërtim proletar bajat, ishte pothuajse periferik, duke qenë një ekip pa asfare bujë i kategorisë së parë, përgjithësisht në mes ose në fund të klasifikimit.

Kjo po e bën Kukësin dhe me stadium të ri. /tesheshi.com/