Në perditshmerine tone një fenomen shumë e zakonshme siç është varja e rrobave në shtëpi kur bie shi ose është e ftohtë, në të vërtetë mund të fshehë pasoja dhe rreziqe për shëndetin tonë, sipas një studimi të kryer në Skoci.

Sipas disa shkencëtarëve, tharja e rrobave në shtëpi mund të shkaktojë probleme të tilla si astma, riniti dhe alergjitë e ndryshme , për shkak të niveleve të larta të lagështisë që lene rrobat e lagura në shtëpi. Shkencëtarët vlerësojnë se kjo mund të shkaktojë deri në një të tretën e lagështisë në shtëpi.

Por, a është lagështia e rrezikshme?
Po, nëse eshte e tepërt. Lagështia stimulon formimin e mykut dhe sporeve te kerpudhave duke rritur rreziqet për shëndetin tonë.

Studimi analizoi disa shtëpi ku kjo praktikë është e përhapur, duke vërejtur se 75% e tyre kishin nivele të mjaftueshme lagështie për zhvillimin e sporeve të mykut.

Studiuesit rekomandojnë tharjen e rrobave jashte dhe nese nuk eshte e mundur kjo vetem në dhoma me ajër të kondicionuar ose te perdoret tharrësja e rrobave.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re