Edhe Kina duket se nuk do të ngelet mbrapa në idenë e armatosjes dhe modernizimit të ushtrisë së saj. Këtë vit ky shtete ka parashikuar rritje të buxhetit për forcat e armatosura.

Eshtë njoftuar një buxhet ushtarak prej 175 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm.

Buxheti me një rritje prej 8% nga viti i kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang ndërsa takimi vjetor i parlamentit filloi në Pekin.  Ai gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë.

Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC) pritet gjithashtu të heqë kufirin dy-vjeçar presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar.

Masa, e cila pritej prej kohësh ka qenë e diskutueshme edhe në Kinë, çon në çimentimin e statusit të Z. Xi si udhëheqësi më i fuqishëm që nga Kkryetari Mao Zedong.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re