Gratë duhet të ngjyrosin flokët jo më shumë se gjashtë herë në vit dhe të përdorin përbërës natyral për të zvogëluar rrezikun e kancerit, pretendon një kirurg i gjirit.
Profesor Kefah Mokbel, në Spitalin Grace Princess në qendër të Londrës, gjeri se gratë që ngjyrosin flokët e tyre janë 14 për qind më të rrezikuara nga kanceri i gjirit.
Ai tha se gratë duhet të zvogëlojnë ekspozimin ndaj ngjyrave sintetike duke përdorur përbërës të tillë si këna, hiri i trëndafilave dhe panxhari.
Studimi i profesorit Mokbel konkludoi: Megjithëse kërkohet punë e mëtejshme për të konfirmuar rezulatet tona, gjetjet tona sugjerojnë se ekspozimi ndaj ngjyrave të flokëve mund të kontribuojnë në rrezikun e kancerit të gjirit”.
Ai shkroi në Twitter: “Gratë këshillohen që të zvogëlojë ekspozimin ndaj ngjyrave sintetike të flokëve në dy deri gjashtë herë në vit dhe t’u nënshtrohen një shqyrtimi të rregullt të gjirit nga mosha 40 vjeçe”./gsh/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re