Kafja është një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën, dhe një lajm i mirë vjen për të gjithë dashamirësit e saj.
Një raport i fundit i publikuar deklaron se konsumimi i kafes zvogëlon me 70% rrezikun për kancerin e mëlçisë.
Në konferencën që u mbajt së fundmi nga akademikët dhe përfaqësues të shoqatave për sëmundjen e mëlçisë, nga 7 vende të Evropës, u diskutua mbi problematikat dhe sfidat me të cilat po përballen.
Vetëm në SHBA sëmundja kronike e mëlçisë është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjeve. Rreth 31.000 individë amerikan vdesin në vit nga ciroza.
E sa vjen kjo sëmundje po përhapet dhe në Evropën Perëndimore për shkak të rritjes së konsumit të alkoolit dhe yndyrave.
Prof. Aleksandër udhëheqësi i studimit i ka këshilluar njerëzit që të konsumojnë rreth 3 kafe në ditë se në këtë mënyrë mbrojnë me 70% mëlçinë e tyre nga kanceri.
Efekte të tjera pozitive:
Djeg yndyrat- Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup.
Lufton depresionin- Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur.
Rrit nivelin e energjisë- Një kafe në mëngjes mund t’ju mbaj zgjuar dhe energjetik për pjesën tjetër të ditës. Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina. Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re